Pjontek paralajmëron skuadrat kundërshtare: Është ky vetëm fillimi (VIDEO)

Sulmuesi polak, Kryshtof Pjontek me dy golat e tij mbrëmë në ndeshjen kundër Napolit ishte thjeshtë më i merituari për kualifikimin e Milanit për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ai mahniti të gjithë me paraqitjen e tij, por vetë ai nuk është befasuar nga ajo që tregoi mbrëmë në ‘San Siro’, pasi një gjë të tillë polaku e kishte pritur.

“E kam pritur një natë si kjo, por është vetëm fillimi” – ka thënë ai pas ndeshjes.

“Kam thënë se kam lindur gati. Shënova dy herë. Të dy golat ishin të bukur por ishin të ndryshëm”  – ka thënë Pjontek.

Milani në gjysmëfinale do të mirëpret fituesin nga përballja midis Interit dhe Lacios.

Leave a Reply