Loret Sadiku padit FSHF-në, dëshiron të luajë me Kosovën dhe jo Shqipërinë

Loret Sadiku dëshiron me çdo kusht të luaj për Kosovën dhe ta lërë Shqipërinë, të cilës i është bashkuar para anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Por, meqenëse Federata Shqiptare e Futbollit i ka paraqitur problem në procesin e kalimit në radhët e ‘dardanëve’, mesfushori difensiv i Kasimpasha ka angazhuar avokat në mënyrë që përmes FIFA-s t’ia mundësoj vetes transferimin te Kosova. Sadiku pretendon se FSHF-ja ia ka falsifikuar një nënshkrim, i cili ia pamundëson kalimin te Kosova.

“Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai e ka angazhuar një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën”, ka thënë për “Zërin” kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Sadiku fillimisht kishte luajtur për të rinjtë e Suedisë, pastaj kishte luajtur edhe për Kosovën në miqësoret e para-anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe në ndërkohë e kishte pranuar ftesën e Shqipërisë. Por, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA 27-vjeçari kishte dashur t’i kthehet Kosovës, sikurse disa lojtarë tjerë, por procesi iu kishte ndërlikuar.

Leave a Reply