UEFA zbulon se cila është skuadra më e ndjekur nga tifozët

UEFA ka publikuar shifrat zyrtare të tifozëve në shkallët e stadiumit për çdo skuadër, ndërsa janë pikërisht anglezët e Mançester Junajted ata që zënë vendin e parë.  Plotë 1.424.544  tifoz të Junajtedit kanë ndjekur skuadrën e tyre të zemrës nga shkallët e stadiumit “Old Traford” gjatë sezonit 2017-2018, me një mesatare prej 74 976 spektatorësh për ndeshje.

E dyta renditet skuadra gjermane e Borusia Dortmundit, me 1.351.432 spektatorë në total gjatë sezonit, por vlen të përmendet se ‘verdhezinjtë’ renditen të parët për numrin mesatar të spektatorëve për ndeshje, me rreth 79500 të tillë.

Në podium ngjitet edhe Totenhami, me 1.291.107 spektatorë gjatë gjithë sezonit, ndërsa kampionatin italian ka vetëm Interin si përfaqësues në 10-shen e parë, me ‘zikaltrit’ që zënë vendin e tetë, me pak më tepër se 1 milionë ndjekës, ose mbi 57 mijë spektatorë për ndeshje.

Skuadra tjetër e Milanos, Milani bën pjesë në 20-shen e parë të skuadrave më të ndjekura, ndërsa po brenda kësaj liste, dominon Anglia me 7 nga 20 skuadrat, e ndjekur nga Gjermania me 4, Spanja me 3 dhe Italia e Skocia me nga 2, ndërsa Franca e Portugalia kanë vetëm një skuadër në këtë listë.

Leave a Reply