Doan Osmani kampion i Evropës në karate

Përfaqësuesja e Maqedonisë në karate i ka mbyllur në mënyrën më të mirë garat në Kampionatin Evropian të karatesë që u zhvillua në Alborg të Danimarkës, pasi sot Doan Osmani dhe Petar Spasenovki u shpallën kampion Evrope në kategoritë e tyre.

Osmani u shpall kampion në U21 në kategorinë deri në -75 kg, pasi në finale ishte i jashtëzakonshëm duke mundur karateistin nga Gjeorgjia, Nikita Beljavski me shifrat 4:0. Osmani në rrugëtimin e tij drejt shpalljes kampion Evrope mundi kundërshtarë si Bekim Bashën nga Shqipëria, Enes Bullut nga Turqia, Brajan Luse nga Holanda dhe Dimitros Rigas nga Greqia. Në këtë mënyrë Osmani vazhdon të prek majat në sportin e karatesë, pasi kujtojmë që dy muaj më parë i riu nga Gostivari mbrojti titullin e kampionit Ballkanik në U21.

Në anën tjetër Petar Spasenovski u shpall kampion Evrope në U21 në kategorinë deri në -85 kg, teksa në finale fitoi sllovenin Adi Gjurik.

Leave a Reply