“France Football” liston 10 klubet më të mira në Botë

Revista prestigjioze franceze, “France Football”,  publikoi listën e skuadrave që i konsideron më të më të mira të botës, aktualisht.

Janë analizuar 85 klube deri në detajin më të vogël, ndërkohë që në listën finale mbetën 30.

Dominojnë në 10-shen më të mirë klubet më të mira angleze. Përveç Mançester Junajted në vend të tretë, pjesë e dhjetëshes më të mirë janë edhe Liverpulli, Çelzi, Mançester Siti dhe Arsenal.

Nga klubet italiane është vetëm Juventusi, ndërsa dy të parët janë gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

Renditja top-10
Real Madrid 184pikë
Barcelona 177 pikë
Mançester Junajted 151 pikë
Bajern Munih 135 pikë
Liverpull 120 pikë
Juventus 107 pikë
PSZH 94 pikë
Çelzi 91 pikë
Mançester Siti 89 pikë
Arsenal 88 pikë

Leave a Reply