Shkëndija e 687 në Botë, Vardari nuk figuron fare

Në listën më të re të “CLUBWORLDRANKING”, portal ky i specializuar për renditjen e klubeve më të mira në Botë, e që merr parasysh rezultatet e klubeve të arritura në arenën ndërkombëtare.

Në mesin e 1000 klubeve më të mira në Botë nga Maqedonia figurojnë vetëm dy skuadra, edhe atë Shkëndija dhe Rabotniçki.

Skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës renditet në pozitën e 687-të, teksa “romantikët” ndodhen në pozitën e 907-të.

Shkëndija numëron 656 pikë, ndërkohë Rabotniçki vetëm 123. Në mesin e 1000 klubeve më të mira në Botë nuk figuron emri i skuadrës së Vardarit, që edicionin e kaluar kishte një paraqitje shumë të dobët në skenën ndërkombëtare, duke u eliminuar që në raundin e parë të ndeshjeve kualifikuese të Liga Europa.

Ndryshe vendi i parë mbahet nga Reali i Madridit, në vend të dytë renditet River Plejt, ndërkohë Barcelona mban pozitën e 3-të. Në TOP-10 ka vend edhe për skuadrat si Atletiko Madrid (Spanjë), Palmeiras (Brazil), Juventus (Itali), Gremio (Brazil), Bajern Munih (Gjermani), Boka Xhuniors (Argjentinë) dhe Sevilja (Spanjë).

Leave a Reply