LPFM, Java e 20-të sjellë sërish dy përballje shkupjano-tetovare

Java e 20-të në elitën e futbollit vendor, njëjtë sikurse edhe ajo e javës së shkuar do të sjellë dy përballje mes skuadrave nga kryeqendra jonë, Shkupi dhe Tetova, njofton “infOSport.mk”.

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, Renova do të mirëpret Vardarin, teksa skuadra lidere dhe njëherit kampione e vendit, Shkëndija në stadiumin e Gjorçe Petrovit do të përballet me Makedonija GJ.P.

Një tjetër përballje interesante pritet të jetë edhe ajo në Strumicë, ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat lokale, Bellasica dhe Akademia Pandevi, FC Shkupi në Çair do të jetë nikoqir i Pobedës së Prilepit, ndërsa po në kryeqendrën tonë gjatë ditës së diel në program është edhe ndeshja midis Rabotniçkit dhe Sileksit, që do të zhvillohet në “Telekom Arena”.

Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të në LPFM startojnë në ora 14:00.

LPFM – Java 20
Bellasica 24.02. 14:00 Ak. Pandev
Makedonija Gj.P 24.02. 14:00 Shkëndija
Rabotniçki 24.02. 14:00 Sileksi
Renova 24.02. 14:00 Vardari
Shkupi 24.02. 14:00 Pobeda

Leave a Reply