Angellov pret fitoren e parë në stinorin pranveror

Skuadra e FC Shkupit ka përfunduar stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes së javës së 20-të, kur në Çair do të mirëpret Pobedën e Prilepit.

Ekipi gjatë gjithë javës ka punuar me intensitet të shtuar dhe është e gatshme për sfidën e nesërme.

Lidhur me këtë ndeshje për kanalin zyrtarë të skuadrës së FC Shkupit ka folur sulmuesi Viktor Angelov, i cili beson në fitoren e parë të stinorit pranveror.

“Javën që lamë pas kemi luajtur një ndeshje nën mundësitë tona kundër Sileksit, ku në fund ndoshta edhe ishim me fat që morëm një pikë. Na pret tani një ndeshje kundër një kundërshtari mjaft të papërshtatshëm, sikurse është Pobeda. Besoj që nëse luajmë mirë ashtu sikurse dhe dimë dhe së bashku më ndihmën e publikut tonë, do të arrijmë deri te tri pikët e dëshiruara”, – ka thënë Angelov.

Ndeshja Shkupi – Pobeda luhet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e Çairit, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri Josip Barton.

Leave a Reply