Përfundon turneu përkujtimor në futsal “Haraçina 2001”, ekipi i “Frank” shpallet kampion

Mes emocioneve dhe atmosferës festive është mbyllur dje në Haraçinë, turneu tradicional përkujtimor  Dëshmorët e Kombit “Haraçina 2001”.

Fitues i këtij turneu doli të jetë ekipi i “Frank”, që në finalen e madhe mundi ekipin e “Dëshmori Mirsad Avduli”.

Në të dyja ekipet luajtën shumë yje të minifutbollit shqiptar nga Maqedonia dhe Kosova.  Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1 brenda kohës së rregullt, ndërsa përmes ruletit të penaltive fitorja i takoi ekipit të Frank, që në rradhët e veta kishte portierin e Futsal Shkupit, dhe njëherit të Kombëtares shqiptare, Berat Jakupi.

32 ekipet  pjesëmarrëse  u ndeshën javë pas jave në fazën e grupeve për të arritur ditën e djeshme në etapën finale. Për vendin e tretë dhe të katërt u përballën  “Intermedika” dhe “Xoni Mobilje” në një ndeshje që përfundoi me fitore të ekipit Intermedika nga Sllupçani, që ishte edhe befasia më e madhe e këtij turneu.

Epiteti i futbollistit më të mirë i këtij turneu i takoi Halim Selmanajt, golashënuesi më i mirë i aktivitet u zgjodh Mentor Mezini, teksa çmimi i portierit më të mirë i takoi shkupjanit, Berat Jakupi.

Dhuratë speciale për futbollistin më të mirë të këtij evenimenti nga Ukraina kishte dërguar edhe ish futbollisti i Shkëndijës dhe FC Shkupit, Besir Demiri, që aktualisht luan me ekipin e Mariupol.

Medaljet dhe trofetë u shpërndanë nga numri një i komunës së Haraçinës dhe Çairit, Milikije Halimi dhe Visar Ganiu, si dhe nga ish futbollisti Argjent Beqiri dhe familjarët e dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001.

Këto ndeshje përfundimtare të këtij turneu u ndjekën nga qindra shikues,ndërsa të gjitha të ardhurat e këtij turneu ishin dedikuar për bamirësi.

Leave a Reply