LFK Tetovë mbështetet fuqishëm nga delegatët, problemin e krjion Regjistri Qendrorë

Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës në prani të një numri të madh të delegatëve të saj ka mbajtur takim informues edhe për media, në të cilin kanë shpalosur problemet me të cilat ballafaqohen tashmë 7 muaj. Edhe pse të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe me respektim të të gjitha procedurave të Rregullores së LFK Tetovë dhe Federatës së futbollit të Maqedonisë, kjo lidhje akuzon qarqe të ndryshme të cilat në bashkëpunim me subjekt të caktuar politik shtatë muajt e fundit kanë paralizuar funksionimin e mirëfilltë të futbollit në rajonin e Tetovës. Drejtuesit e LFK Tetovë kanë prezantuar dokumente e vendime nga Gjykata dhe Federata e futbollit të Maqedonisë të cilat konfirmojnë legjitimitetin e tyre, ndërsa problemin e vetëm e shkakton Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë Veriore që në mënyrë joligjore jep legjitimitet për një Lidhje tjetër paralele e që shkakton dëm të madh për futbollin tetovar.

“Arsyeja është që të mos merremi me fjalët që i dëgjojmë nga jashtë dhe njerëz të cilët na dalin në emër të lidhjes futbollistike të Tetovës, e pashë të arsyeshme që ta noftojmë opinionin se pjesa juridike është treguar se i kemi me dokument. Edhe pse vulat dhe të gjithë dokumentacionin që e kemi këtu me vet faktin e nënshkrimeve tregon se këta klube që janë këtu janë 90 përqind të klubeve që janë aktiv dhe sot kemi një informatë që dikush mban një kuvend të Tetovë me emrin Lidhja Futbollistike e Tetovës”, tha Fisnik Hiseni, kryetar i LFK-Tetovë.

Këto veprime të Regjistrit Qendror janë të njohura për futbollin tetovar edhe nga e kaluara kur në periudha të ndryshme vendimet e tyre kishin bërë që LFK Tetovë apo edhe KF Shkëndija në mënyrë absurde të funksiononin me nga dy Kuvende Paralele. Delegatët e pranishëm mbështetën udhëheqësit e LFK Tetovë dhe premtuan unitet në veprimet e ardhëshme, me shpresë që së shpejti të ndikohet në vendim të drejtë të Regjistrit Qendror, me çka një herë e përgjithmonë do t’u jepeshin fund ndarjeve dhe parregullsive në funksionimin e institucionit udhëheqës të futbollit në Komunën e Tetovës.

Leave a Reply