Shihni se si Renova turpëroi Vardarin në Tetovë (VIDEO)

Vardari brenda 7 ditëve edhe për herë të dytë është mposhtur në Tetovë, njofton “infOSport.mk”. Pas disfatës minimale 1:0 nga Shkëndija javën e shkuar, sot të besuarit e trajnerit Aleksandar Vasoski u turpëruan nga Renova, që në fund “kuqezinjtë” për në Shkup i përcolli me 4 gola.

Skuadra nga Xhepçishti ishte superiore në këtë ndeshje, ndërsa figurë qendrore e këtij takimi ishte Emran Ramadani, i cili përveç dy golave të shënuar, asistoi edhe në golin e katërt të skuadrës së tij.

RENOVA AVANSON NDAJ VARDARIT

RENOVA AVANSON NDAJ VARDARITRENOVA – VARDARI 1:0(E. Ramadani 8')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.

Ramadani golin e tij të parë personal e realizoi në minutën e 9-të, kur përfitoi nga një top i devijuar nga traverza dhe me të djathtën e tij arriti që të mposhtë për herë të parë në këtë ndeshje portierin Gaçevski.

RENOVA DYFISHON REZULTATIN NDAJ VARDARIT

RENOVA DYFISHON REZULTATIN NDAJ VARDARITRENOVA – VARDARI 2:0(E. Mbella 13')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm 4 minuta më pas regjistrojmë një super pasim të Argjent Gafurit, dhe një finalizim edhe më superior nga ana e Emanuel Mbella, i cili me pjesën e jashtme të takës së tij të djathtë, edhe për herë të dytë mposhti portierin kundërshtarë.

Edhe përkundër disa rasteve të tjera, skuadrat në pushim shkuan me rezultatin 2:0, ndërsa po aq gola Renova realizoi edhe gjatë pjesës së dytë.

RENOVA PO TURPËRON VARDARIN NË TETOVË

RENOVA PO TURPËRON VARDARIN NË TETOVËRENOVA – VARDARI 3:0(E. Ramadani 48')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.

Sërish në skenë tek “gjipspunuesit” doli Emran Ramadani, i cili shënoi vetëm pas 3 minutave lojoë në 45 minutuëshin e dytë, ndërsa i njëjti futbollistë në minutën e 74-të asistoi nga rivënia e këndit për sulmuesin Vlatko Stojanovski, i cili me kokë shënoi një super gol.

STOJANOVSKI SHËNON GOLIN E KATËRT NË RRJETËN E GAÇEVSKIT

STOJANOVSKI SHËNON GOLIN E KATËRT NË RRJETËN E GAÇEVSKITRENOVA – VARDARI 4:0(V. Stojanovski 74')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.

Ishte kjo fitorja e parë për Renovën pas 15 ndeshjeve kampionale ndaj Vardarit, që tashmë ka humbur edhe pozitën e dytë në renditje, teksa Renova falë kësaj fitore, tashmë numëron 25 pikë, duke u renditur në pozitën e 6-të.

Leave a Reply