Fisnik Zuka nuk transferohet në Kroaci, mbetet pjesë e FC Shkupit

Fisnik Zuka do të vazhdojë të jetë pjesë e FC Shkupit edhe në sezonin 2017/2018, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse talenti shkupjan ishte shumë afër transferimit te skuadra e Rudesh, që këtë vit u inkuadrua në elitën e futbollit kroat, një gjë e tillë nuk ndodhi, me ç’rast ai sërish do të mbroj ngjyrat e skuadrës së tij të zemrës.

FISNIK ZUKA BRAKTIS SHKUPIN, TRANSFEROHET NË KROACI

Zuka madje kishte udhëtuar drejt Kroacisë dhe kur gjithçka ishte gati për nënshkrimin e kontratës me kroatët, 21-vjeçari për disa arsye personale vendosi të mos firmos kontratën në letër.

Në këtë mënyrë ai do rikthehet në folenë e vjetër, te FC Shkupi, për të cilën skuadër sezonin e kaluar zhvilloi plotë 30 ndeshje, duke realizuar edhe një gol në ndeshjen ndaj Pobedës.

Leave a Reply