Shaqir Rexhepi drejt Finlandës     

Futbollisti tetovar, Shaqir Rexhepi me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë sërish në Finlandë, njofton infOSport.mk”.

Rexhepi është në bisedime me ekipin e İnter Turku të Finlandës që drejtohet nga Legjenda e futbollit kosovar, Shefki Kuçi.

Mbrojtësi Rexhepi së fundmi ishte pjesë e Vëllazërimit në Ligën e Dytë të Maqedonisë, ku punoi nën urdhërat e vëllait  të tij, Xhengiz Rexhepi, ndërsa gjatë karrierës së tij ai edhe më parë kishte qenë pjesë e kampionatit elitarë finlandez.

29-vjeçari Rexhepi gjatë viteve 2014 dhe 2015 kishte qenë pjesë e Honkas dhe PK-35 Vantaa, ku kishte punuar nën urdhërat e trajnerit shqiptarë, Shefki Kuçi, me të cilin  si duket do të punojë edhe për të tretën herë me rradhë, kësaj rradhe te Inter Turku.

Strategu kosovar drejtimin  e Inter Turkut e morri gjatë vitit 2016-të, me të cilë skuadër sezonin e kaluar arriti që të ruajë statusin e skuadrës elitare, ndërsa këtë edicion, që tashmë numëron 15 xhiro në kampionatin elitarë finlandez, Inter Turku ndodhet në pozitën e 6-të me 19 pikë dhe dy ndeshje më pak.

Leave a Reply