Super goli i Muharem Bajramit! Ja kujt i’a dedikon (VIDEO)

Skuadra e FC Shkupit sot para tifozëve të vetë në Çair ka zhvilluar një ndër ndeshjet më të mira, duke mundur Pobedën e Prilepit me rezultatin 3:0.

Padyshim se ky sukses është punë kolektive, por edhe meritë e trajnerit Umit Karan, ndërsa në anën tjetër Muharem Bajrami po tregohet një lider dhe kapiten i vërtet i skuadrës “bardhekaltër”.

Pikërisht në ndeshjen e sotme ndaj Pobedës, Bajrami shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, duke hapur rezultatin në minutën e 38-të, ndërsa të njëjtin i’a dedikoi babit të tij.

Shkupi avanson me super golin e shënuar nga Muarem Bajrami nga gjuajtja e lirë

Shkupi avanson me super golin e shënuar nga Muarem Bajrami nga gjuajtja e lirëFC SHKUPI – POBEDA 1:0(M. Bajrami 37')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.

“Është ndjesi e mirë kur ke vazhdimësi të rezultateve pozitive, ndërsa kjo është merite e të gjithë atyre që po punojnë në klub. Golin e sotëm i’a dedikoj babait tim i cili në 17 vitet të karrierës sime profesionale, sot ishte për herë të parë të më shikojë në ndeshje dhe kjo ishte një dhuratë e mirë për të”, – ka thënë për faqen zyrtare të skuadrës nga Çairi, Muharem Bajrami.

Përveç tij në listën e golashënuesve gjatë ditës së sotme për skuadrën e FC Shkupit u regjistruan edhe Viktor Angellov dhe braziliani, Serzhinjo.

Leave a Reply