LPFM tashmë ka goleadorin e saj të ri

Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ka ardhur deri te ndryshimi i renditjes së golashënuesve, njofton “infOSport.mk”. Falë golit të shënuar në ndeshjen me Vardarin, sulmuesi i Renovës, Vllatko Stojanovski arriti që të zbres nga piedestali bomberin kërçovarë, Besart Ibraimi, i cili tashmë 8 ndeshje me rradhë po i mungon skuadrës së Shkëndijës.

Stojanovski në ndeshjen kundër Vardarit të fituar me rezultat 4:0 nga ana e Renovës, realizoi golin e fundit të takimit, që njëherit ishte i 12-ti sezonal.

Ai në këtë mënyrë la pas vetes Besart Ibraimin me 11 gola, teksa pas tyre me nga 10 gola renditen Izair Emini i Shkëndijës dhe Petar Petkovski i Rabotniçkit.

Shifrën e 12 golave, Stojanovski e ka arritur në 19-të ndeshje kampionale, teksa Ibraimi 11 golat e tij i ka realizuar në po aq ndeshje.

# LISTA E GOLASHËNUESVE  
Emri i futbollistit Ekipi Gola
1. Stojanovski V. Renova 12
2. Ibraimi B. Shkëndija 11
3. Emini I. Shkëndija 10
3. Petkovski P. Rabotniçki 10
5. Doriev L. Akademija Pandev 8
5. Kirovski H. Makedonija Gj.P 8
7. Nëabueze K. Pobeda 6
7. Da Silva R. Makedonija Gj.P 6
9. Baldovaliev Z. Bellasica 5
9. Georgiev B. Sileksi 5
9. Ivanovski F. Bellasica 5
9. Krstovski M. Akademija Pandev 5
9. Stjepanoviç O. Makedonija Gj.P 5

Leave a Reply