Suad Sahiti transferohet në Bullgari  

Ish-futbollisti i Rabotniçkit, Suad Sahiti ka gjetur skuadër të re. Ai është transferuar në Ligën e Parë të futbollit bullgar te skuadra e Septemvri Sofies. Sahiti debutoi me skuadrën e tij të re javën e kaluar kundër Vitsha Bistricës, ku u aktivizua nga stoli.

Sahiti para transferimit në Bullgari ishte pjesë e Larisës në Greqi, ndërsa para saj luajti me Skenderbeu në Superligën e Shqipërisë, duke qenë lojtari më i paguar te korçarët.

Leave a Reply