Dy herë brenda katër ditëve, Barcelona triumfues sërish ndaj Realit në “Bernabeu”

Të njejtët kundërshtarë, i njejti stadium, por edhe i njejti fitues. Barcelona sërish triumfues ndaj Realit në “Santiago Bernabeu”. Pas asaj të së mërkurës kur eliminuan nga Kupa e Mbretit, skuadra katalanase fitoi edhe “Klasiken” në kampionat, duke mundur me shifra 0:1 madrilenët.

Golin e vetëm të Barcelonës e realizoi Ivan Rakitiq në minutën e 26-të, ndërsa deri në fund të dyja skuadrat kishin rastet veta, por që pikët në fund shkuan për katalanasit, duke lënë “duar-bosh” Realin dhe Santiago Solarin.

Barcelona pas kësaj fitore forcon kreun në renditje me 60 pikë të grumbulluara, duke lënë pas vetës e 10 pikë diferencë Atletikon në vendin e dytë dhe Realin në vendin e tretë me 48 pikë të tubuara. /InfOSport.mk

Leave a Reply