Real-Juve, pas 19 viteve në finale për titullin e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Real Madridi para 19 viteve u bë kampion evrope, pasi në finale mundi Juventusin me rezultat 1:0. Në ndeshjen finale të zhvilluar në Amsterdam, “mbretërit” mposhtën klubin më të trofeshëm Italian me golin e vetëm të Predrag Mijatoviç.
Ky gol u protestua nga italianët, pasi finalizimi i futbollistit nga Mali i Zi ishte i shënuar nga një pozitë jasht loje, mirëpo arbitri gjerman Helmut Krug e vlerësoi golin si të rregullt.

Skuadra e Realit të Madridit asaj kohe në formacion kishte lojtarët si Raul, Karlos, Panuçi, Ilgner, Zidorf, Mijatoviç, Redondo e Karembu.

Leave a Reply