Nexhipi: Si Barcelona pa Mesin, ashtu edhe Shkëndija pa Ibraimin! (VIDEO)

Derbi shqiptar Shkupi-Shkëndija i takoi skuadrës nga Çairi, që fituan kampionët me golin e vetëm të Muharem Bajramit. Ish-futbollisti dhe tashmë menaxher i futbollistëve Armend Nexhipi ka komentuar derbin në emisionin ‘Sportmania’, ndërsa ka vlerësuar se Shkupi shfrytëzoi mungesat e Shkëndijës dhe arriti që të fitojë dhe të merr tre pikë.

Sipas Nexhipit, Shkëndija dukej shumë më ndryshe dhe më e dobët në fushë, pa futbollistin kryesor, Besart Ibraimi, i cili mungon disa muaj për shkak lëndimit dhe është në fazën e rikuperimit.

“Shkaktari kryesor i Shkëndijës dihet se kush është. Ashtu si e ka Barcelona me Mesin, ashtu e ka edhe Shkëndija me Ibraimin. Besarti e dim të gjithë ka pësuar një lëndim të rëndë, ndoshta është fuqia më e fortë e Shkëndijës, ndërsa në ndeshjen me Shkupin kishte një Shkëndijë me shumë mungesa. Me një ekip totalisht tjetër me 4-5 mungesa është ndryshe të lozet, ndërsa ekipi i Shkupit ishte me motiv më të madh dhe besoj se për këtë arsye arritën të fitojnë. Ndërkohë Shkëndijë me këto mungesa kishte hendikep të madh”, tha Armend Nexhipi në emisionin ‘Sportmania’.

Mungesa Ibraimit në radhët e Shkëndijës vërehej shumë, ndërsa e njejta u komentua pas ndeshjes edhe nga trajneri i kampionëve, Qatip Osmani, i cili tha se skuadrës së tij i mungoi finalizimi, pikërisht pra një “bomber” si kërçovari që është lojtar klas dhe fitues i çmimit futbollisti dhe golashënuesi më i mirë vitëve të fundit. /InfOSport.mk

Armend Nexhipi: Si Barcelona pa Mesin, njejtë edhe Shkëndija pa Ibraimin!

Публикувахте от Tv Shenja в Понеделник, 11 март 2019 г.

 

Leave a Reply