ZYRTARE, Panuçi nuk është më trajner i Shqipërisë, ja kush i drejton “kuqezinjtë” ndaj Andorrës

Disfata e mbrëmshme 0:2 në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë ka rezultuar e kobshme për strategun italian, Kristian Panuçi, i cili vetëm disa orë më pas është shkarkuar nga ana e Federatës shqiptare të Futbollit, njofton “infOSport.mk”.

Lajmi është konfirmuar edhe përmes faqes zyrtare të shtëpisë së futbollit shqiptarë, e cila gjithashtu ka njoftuar se Shqipërinë në ndeshjen e së hënës kundër Andorrës do ta udhëheq dyshja, Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Panuçi drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit e morri para një viti e gjysmë, ndërsa në 15 ndeshje sa e udhëhoqi atë, ai regjistroi vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 disfata. Pritet që nga java tjetër Federata shqiptare e futbollit të mendojë edhe për trajnerin e ri, i cili me shumë gjasa do të jetë sërish italian.

Leave a Reply