Emini: Ndaj Pobedës, të marrim maksimumin e pikëve

Në kuadër të xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, Shkëndija në Tetovë pret Pobedën e Prilepit. Kampionëve në këtë sezon nuk iu ka ecur mirë me Pobedën, të cilët në ndeshjen e parë të luajtur në Tetovë në sezonin e parë dolën me fitore, ndërsa gjithashtu skuadra nga Prilepi i eliminoi tetovarët edhe nga kompeticioni i Kupës, ndërkohë që dueli i luajtur në Turnovë iu takoi kampionëve.

Duke marrë parasysh këto ndodhi në këtë sezon, Shkëndija e sheh më me seriozitet këtë ndeshje edhe pse Pobeda aktualisht mban pozitën e fundit në tabelë.

“Për sa i përket ndeshjes, mendoj se jemi përgatitur maksimalisht dhe e kemi marrë me seriozitet, pasi të gjithë e dimë se ata janë borxhlinjë ndaj neve dhe duam që të marrim maksimumin e pikëve në këtë përballje”, tha enkas për “InfOSport.mk”, Izair Emini.

Takimi Shkëndija-Pobeda luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 15:30./InfOSport.mk

Leave a Reply