Atalanta mbrëmë ndaj Bolonjës me rekord që nuk kishte ndodhur 87 vite në “Serie A” (VIDEO)

Atalanta mbrëmë ndaj Bolonjës në kuadër të javës së 30-të në “Serie A” shënoi fitore 4:1, duke iu afruar Milanit të vendit të katërt në vetëm 1 pikë.

Por, kjo fitore ishte edhe historike për skuadrën nga Bergamo, pasi të katër golat e kësaj fitoreje ata i shënuan në 15 minutat e para të ndeshjes, një gjë kjo që nuk kishte ndodhur tashmë 87 vite në ndeshjet e “Serie A”.

Për herë të fundit një gjë të tillë kishte bërë Juventusi, edhe atë në vitin e largët 1932, kundër skuadrës së Romës.

Me 4 golat e shënuar mbrëmë, Atalanta tashmë figuron edhe skuadra më efikase e këtij edicioni në elitën e futbollit italian, duke tejkaluar edhe liderin, Juventusin, që ka 62 gola.

Ndeshjen e rradhës, Atalanta do ta zhvillojë të dielën kundër Interit në “Xhuzepe Meaca”.

Leave a Reply