Futsal Shkupi në regji të Rexhep Sulejmanit demolon Zhelezarecin

Futsal Shkupi ka regjistruar edhe fitoren e 23-të nga gjithsej 24 ndeshje të zhvilluara në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Viktimë e “bardhekaltërve” nga Çairi ishte skuadra shkupjane e Zhelezarecit, ndaj së cilës skuadër ata numëruan deri në 8.

Ndryshe rezultati përfundimtarë ishte 8:2, e ku fjalën kryesore e pati Rexhep Sulejmani, që realizoi 6 gola.

Ishte kjo një super paraqitje tjetër e numrit 4 të Futsal Shkupit që po shënon në vazhdimësi, ndërsa në mesin e autorëve ishin edhe Arsim Fazliu dhe Taulant Ismaili, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë Futsal Shkupi titullin e kampionit e kishte siguruar që javën e kaluar, ndërsa me fitoren e sotme vetëm se konfirmoi superioritetin dhe formën konstante që ka pasur gjatë gjithë sezonit.

Leave a Reply