Ja sa para harxhoi Ronaldo për një natë të kaluar në Dubrovnik të Kroacisë!

Ylli portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo mbërriti me një aeroplan privat në Dubrovnik të Kroacisë, bashkë edhe me të dashurën e tij, Georgina.

Sipas mediave kroate, një nga futbollistët më të mirë të botës po kalon një pushim në një nga vendet më të shtrenjta në qytet. Ai banon në një vilë në të cilën një natë kushton rreth 7.000 euro.

Përkatësisht, çifti më së pari shijoi drekën e Pashkëve në ishullin e Lopudit.

Pas drekës dhe ecjes ata shkuan për të pushuar, dhe në mbrëmje patën darkë në restorantin e famshëm të Dubrovnikut që ndodhej brenda mureve të qytetit.

Leave a Reply