Shkëndija kampione e futbollit vendor për sezonin 2018/19

Shkëndija e Tetovës është kampione e vjetër e re e futbollit vendor, pasi sot në xhiron e 32-të siguroi titullin për këtë sezon, duke mundur Rabotniçkin në transfertë me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm për kuqezinjtë e realizoi Enur Totre në minutat shtesë, duke i siguruar kështu Shkëndijës titullin matematikisht katër xhiro para mbylljes së sezonit, ku për momentin tetovarët kanë grumbulluar 72 pikë dhe janë plot 13 pikë më shumë se ndjekësit e tyre nga vendi i dytë, Vardari.

Për Shkëndijën ky është titulli i dytë radhazi në kampionat dhe i tretë në histori të skuadrës tetovare, pasi të parin e kanë fituar në vitin 2011.

Leave a Reply