Bardhi shënon në fitoren e Levantes ndaj Rajo Valjekanos (VIDEO)

Enis Bardhi ka shënuar golin e katërt për Levanten, me të cilin e ka vulosur fitoren 4:1 të skuadrës së tij ndaj Rajo Valjekanos në kuadër të javës së 36-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.

Bardhi luajti titullarë, ndërsa paraqitjen e tij të mirë e kurorëzoi me gol në minutën e fundit të takimit, kur pasimin e bashkëlojtarit të tij Simon, e shndërroi në gol. Për Bardhin ishte ky vetëm goli i dytë sezonal me fanellën e Levantes, skuadër kjo që tashmë me 40 pikë renditet në pozitën e 15-të.

Leave a Reply