Fazliu: E dimë forcën e Shkëndijës, por neve na nevojiten pikët

Lavdrim Fazliu, një ndër talentët shqiptarë që luan me Rabotniçkin në një prononcim për “infOSport.mk” ka folur për ndeshjen e sotme kundër Shkëndijës. Është kjo një ndër ndeshjet debri të javës së 32-të në elitën e futbollit vendor, ku pritet të ketë shumë paqartësi. Shkëndija pretendon fitoren, që edhe automatikisht të mbyll çështjen e titullit kampion, teksa Rabotniçki të mbajë gjallë shpresat për atë pozitë të katërt dhe njëkohësisht të mos rrezikojë edhe çështjen e balotazhit.

“Do të jetë kjo një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën tonë. E dimë se na pret një përballje e vështirë përballë kampionëve, megjithatë neve do të hyjmë në terren me gjitha forcat tona, pasi na duhen pikët, ndërsa në fund shpresojmë të jemi fitues” – u shpreh Lavdrim Fazlilu për “infOSport.mk”.

Në rast fitoreje të Shkëndijës dhe një disfate të Vardarit në Çair ndaj FC Shkupit, skuadra tetovare që sot do të festonte titullin e kampionit, që do të ishte i treti në histori dhe i dyti rrishtazi.

Leave a Reply