Qatip Osmani flet pas titullit të tretë kampion me Shkëndijën

Shkëndija për herë të tretë në histori është shpallur kampione në elitën e futbollit të Maqedonisë. Fitorja1:0 në transfertën e djeshme me Rabotniçkin solli trofeun e katërt të “kuqezinjëve” në tre sezonet e fundit, periudhë gjatë së cilës Shkëndija koleksionon dy tituj në kampionat dhe dy Kupa.

Nëse këtyre u shtojmë titullin e vitit 2011 dhe Super Kupën e po të njejtit sezon, kuqezinjtë çojnë në 6 numrin e trofeve në futbollin vendor.

Duke shkruar faqe të reja në historinë e klubit, trajneri Qatip Osmani,  nuk fsheh gëzimin dhe kënaqësinë për ecurinë e këtillë të Shkëndijës.

“Të gjithë jemi shumë të lumtur pas këtij suksesi. Mendoj se kjo ekipë e tregoi edhe këtë sezon se është më e mira në vend dhe kjo skuadër nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. Besoj se mundemi më shumë dhe pas këtij titulli qëllim kemi edhe në Europë të bëjmë rezultate sa më të mira”, – komentoi titullin e tretë të “kuqezinjëve” trajneri Qatip Osmani.

Shkëndija pas 32 xhirove numëron 72 pikë, 13 më shumë se Vardari i vendit të dytë, që dje barazoi 2:2 në transfertën e zjarrtë në Çair ndaj FC Shkupit.

Leave a Reply