Kosova dhe Shqipëria në “luftë” për talentin shqiptarë të Red Bull Salzburg!

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, si dhe Kombëtarja e Shqipërisë, janë vënë pas talentit shqiptar të Red Bull Salzburg, Albert Vallci. Ky i fundit ka pranuar për interesimin e këtyre dy ekipeve kombëtare, duke konfirmuar madje se do të luaj për njërën prej tyre.

“Kosova dhe Shqipëria më kanë kërkuar. Teorikisht, do të luaj për njërën nga këto dy ekipe kombëtare” – tha fillimisht Vallci për “Sky Sport Austria”, duke zbuluar në vijim se përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Shallandes madje e ka ndjekur atë në një ndeshje futbolli.

“Ishte tashmë në Austri në një ndeshje tonën dhe më ka shikuar,” – ka konfirmuar Vallci.

Në të njëjtën kohë, futbollisti i ka shprehur brengat e tij për faktin se nuk e flet gjuhën shqipe.

“Për mua, është e vështirë ta marr një vendim të shpejtë. Për momentin dua të koncentrohem vetëm tek Red Bulli, deri në fund të sezonit e më pas të shohim”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply