Origi: Fituam për bashkëlojtarët e lënduar!

Heroi i Liverpoolit në ndeshjen kundër Barcelonës, Divock Origi, i ka dhënë rëndësi suksesit të skuadrës duke u shprehur modest për golat e tij.

Sulmuesi belg luajti nga minuta e parë së bashku me Xherdan Shaqirin për shkak të lëndimeve të Roberto Firminos dhe Mohamed Salah.

Dhe ai ishte ndër lojtarët vendimtarë për kualifikimin e Liverpoolit në finale, pasi i shënoi dy nga katër golat e Redsave.

“Gjithçka ka pasur të bëjë me skuadrën (sesa për golat e mi). Luajtëm për mrekulli. E dinim se do të ishte një mbrëmje e veçantë”.

“Deshëm të luftonim për djemtë e lënduar. Luftuam shumë”, ka thënë Origi për BT Sport pas ndeshjes.

Leave a Reply