Nga Drita të kënaqur me punën e Ardianit, mbetet pjesë e gjilanasve edhe sezonin tjetër!

Strategu shkupjan, Ardian Nuhiu pritet të vazhdojë bashkëpunimin me Dritën e Gjilanit edhe për edicionin e ri 2019/2020. Siç shkruan “Gazetasheshi”, Nuhiu ndodhet afër marrëveshjes për të vazhduar qëndrimin e tij te “bardhekaltërit” edhe për edicionin vijues, teksa flet edhe për futbollistët që do mbesin në skuadër  dhe ardhjet e reja, por gjithsesi edhe objektivat e skuadrës.

“Kemi mbetur ti finalizojmë vetëm edhe disa gjëra për të vazhduar qëndrimin tim edhe në edicionin tjetër. Kam kërkuar nga drejtuesit e klubit të mbajnë pjesën më të madhe të ekipit, mos të them të gjithë dhe të përforcohemi në disa pozita ku kemi çaluar”, – ka thënë Nuhiu.

Ai mori drejtimin e klubit pas largimit të Shpëtim Duros në fillimin e edicionit pranveror, teksa udhëhoqi Dritën në 14 ndeshje, duke regjistruar 8 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.

Drita edicionin 2018/19 do ta përfundojë në pozitën e katërt, mirëpo me përforcimet e planifikuara nga ana e strategut shkupjan, kjo skuadër vitin tjetër do të jetë një ndër pretendentët për titullin e kampionit.

 

Leave a Reply