Nga ëndërra për “Serie A”, Palermo e Nestorovskit dhe Trajkovskit do të luaj në “Serie C”!

Një goditje të madhe ka pësuar skuadra e Palermos, pjesë e së cilës janë dy reprezentuesit e Maqedonisë, Ilija Nestorovski dhe Aleksandar Trajkovski.

Palermo zhvilloi një sezon shumë të mirë në “Serie B”, dhe vetëm për 3 pikë nuk i’a doliqë të ngjitej direkt në Serie A. Ekipi sicilian e mbylli kampionatin në vend të tretë dhe do të luante ndeshjet e “play-off” për një vend në elitën e futbollit italian, por kjo gjë nuk mund të ndodhë më.

Përkundrazi, Palermo do të zbresë një kategori më poshtë! Klubi akuzohet për kundërvajtje administrative, ndërsa sot është marrë masa që do të zbresë Palermon në Serie C.

Arsyeja është se drejtuesit e kësaj skuadre me në krye presidentin Zamparini kanë bërë mashtrime me bilancet, kanë deklaruar të ardhura fiktive, ndërsa hetimi ka nisur para disa javëve nga Prokuroria italiane.

Një goditje e madhe kjo për klubin e njohur italian, i cili shkon nga ëndrra “Serie A” në makthin “Serie C” brenda pak ditësh.

Ndërkohë nga ky dënim ka përfituar Peruxha dhe Venecia. Ekipi i drejtuar nga Alesandro Nesta do të luajë në ndeshjet e “play-off” me shpresë se do të arrijë të rikthehet në mesin e më të mirëve në futbollin italian, teksa skuadra e Xhakomo Vrionit, Venecia shpëton, me ç’rast sezonin e ardhshëm do të luajë përsëri në “Serie B”.

Leave a Reply