Pas Ronaldo vitin e kaluar, Juve gati të shpërrthejë edhe një bombë tjetër në merkaton e këtij viti

Juventusi po përgatitet për një bombë tjetër edhe këtë edicion. Pasi vitin e kaluar shpërrtheu me blerjen e Kristiano Ronaldos, “biankonerët” duan të përsërisin të njëjtën gjë, por kësaj radhe në bankinë.

E ardhmja e Masimiliano Allegrit është vënë në dyshim, ndërsa ditëve të fundit është rritur koeficienti i largimit të tij.

Por kush në realitet do të ishte emri që do të zëvendësonte italianin?

Ëndrra e madhe e Fabio Paratiçit quhet Pep Guardiola.

Spanjolli shihet si emri i duhur për të rikthyer Juventusin edhe në majat e futbollit europian.

Sipas koeficienteve të “Sisal Matchpoint”, largimi i Alegrit ka shkuar nga 1.8 në 2, ndërsa ulja e trajnerit “katalunas” në stol ka zbritur nga 3 në 2.5 orët e fundit.

Rikthimi i Antonio Kontes nuk shihet më si opsion, me strategun italian, i cili me shumë gjasa sezonin e ri do të drejtojë skuadrën e Interit, teksa koeficienti 6 i Mauricio Poçetinos, në bënë me dije se emërimi i këtij të fundit në stolin e Juves është shumë larg.

Leave a Reply