Sa të holla do të përfitojë Çelzi nga shitja e Hazard?

Futbollisti më i mirë i Çelzit, Eden Hazard tashmë e ka konfirmuar vendimin rreth të ardhmes së tij.

“Unë kam marrë vendimin, mirëpo nuk varet gjthçka nga unë. Po pres, ashtu siç po prisni edhe ju . Doja që kjo gjë të ndodhte më herët, mirëpo nuk ndodhi. Drejtuesve të klubit ua kam thënë disa javë më herët” – ka thënë Hazard.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, drejtuesit e Realit për shërbimet e belgut, Çelzit do ti paguajnë rreth 110 milion euro, ndërsa ekziston mundësia që në këtë transferim të përfshihet edhe mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç, që aktualisht po luan te “blutë” e Londrës në formë huazimi.

Hazard në Londër arriti gjatë  korrikut të vitit 2012-të, ndërsa i ka mbetur vetëm edhe një vit nga kontrata që ka me Çelzin.

28-vjeçari këtë edicion në Premierligë ka regjistruar 37 ndeshje, duke regjistruar edhe 16 gola dhe 15 asistime, që ishte e mjaftueshme të shpërblehet me çmimin e mesfushorit më të mirë të sezonit në Premierligë.

Rikujtojmë Hazard me Çelzin e tij në fund të sezonit në elitën e futbollit anglez u ndalën në pozitën e 3-të, ndërsa gjithashtu me këtë skuadër belgu do të luaj në finalen e madhe të Liga Europa kundër Arsenalit me 29 maj, që do të jetë një mundësi, që në mënyrën më të mirë të përshëndetet me tifozët e skuadrës nga “Stemford Brixh”.

Leave a Reply