Kush do të luaj në balotazh nëse skuadrat mbesin me pikë të njëjta?

FC Shkupi me 44 pikë renditet në pozitën e katërt, Renova dhe Rabotniçki me nga një pikë më pak renditen në pozitat 5 dhe 6, Makedonija GJ.P dhe Sileksi me nga 41 pikë renditen në pozitat 7 dhe 8, ndërkohë Bellasica me 38 pikë mban pozitën e 9-të, njofton “infOSport.mk”.

Gjasat janë të mëdha që në fund të kampionatit dy ose më shumë skuadra të përfundojnë me pikë të njëjta.

Në këtë rast, sipas rregullores së garave të Federatës së Futbollit të Maqedonisë skuadra që do i ikte balotazhit, apo edhe rënies nga Liga e Parë do të jetë ajo që është më e mirë në (4) ndeshjet mes tyre.

Kësisoj Sileksi dhe Bellasica mund të vendosin shumë gjëra në javën e fundit, kur mes tyre do të luajnë në Kratovë, ndërsa Rabotniçki dhe FC Shkupi në ndeshjen e javës së fundit mund të vendosin edhe për atë pozitë të katërt, që ekziston mundësia që në fund të sigurojë edhe një vend për në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, gjithnjë nëse Akademia Pandev, që tashmë e ka të siguruar pozitën e tretë do të triumfonte në finalen e Kupës së Maqedonisë, transmeton “infOSport.mk”.

Në rast se skuadrat në ndeshjet mes tyre dalin me statistika të barabarta, atëherë do të vendos gol-averazhi.

Leave a Reply