Guardiola gati ti rrëmbejë Sensin Interit! 

Stefano Sensi është duke bërë shumë mirë me Interin në këtë fillim sezoni. Mesfushori i transferuar nga Sassuolo gjatë merkatos së verës, edhe atë në formë huazimi, ka qenë një nga pikat kyçe në formacionin e trajnerit Antonio Konte, aq sa mungesa e tij për shkak dëmtimi në disa ndeshje, ka bërë që “zikaltërit” të hasin vështirësi sa i përket gjetjes së një zëvendësuesi.

Paraqitjet e mira të 24-vjeçarit janë vënë re edhe nga trajnerë të tjerë, mbi të gjitha nga Pep Guardiola, i cili e dëshiron shtatëshkurtin te Mançester Siti.

Gjithsesi vështirë se Interi apo trajneri Konte të heqin dorë nga një futbollistë me cilësitë e Sensit, edhe pse “zikaltërit” ende nuk zotërojnë kartonin e tij.

Për ta bërë diçka të tillë të mundur, drejtuesit e klubit nga Milano kanë nisur negociatat për blerjen e tij nga Sassuolo dhe nënshkrimin e një marrëveshje të gjatë me lojtarin, duke i mbyllur derën një herë e mirë Mançester Sitit, apo edhe klubeve të tjera që e dëshirojnë 24-vjeçarin Sensi.

Leave a Reply