Shaqiri në janar largohet nga Liverpulli!

E ardhmja e Xherdan Shaqirit është gjithnjë e më larg Liverpullit. Futbollisti shqiptarë aktualisht është i dëmtuar, por edhe nëse do rikuperohej plotësisht,  vështirë se do të gjente hapësira te skuadra e Jurgen Klop.

Mu për këtë arsye ish-futbollisti i Bazelit, Bajernit të Munihut dhe Interit po mendon seriozisht largimin nga “Enfilld Roud”, edhe atë që në merkaton e janarit. Shaqiri do të kërkojë të transferohet te një skuadër ku mund të luajë në vazhdimësi në mënyrë që të grumbullohet edhe në Euro 2020 me përfaqësuesen e Zvicrës.

Leave a Reply