Ish futbollisti i Shkëndijës i bashkohet Prishtinës!

Muhamed Useini do të vijojë karrierën e tij në Superligën e Kosovës, mirëpo këtë herë duke veshur fanellën e Prishtinës. Mesfushori tetovar edhe te kjo skuadër do të jetë nën urdhërat e trajnerit Ismet Munishi, me të cilin kishte punuar edhe te Gjilani, skuadra e tij e fundit në karrierë, te e cila kishte kaluar 3 vite mjaft të suksesshme.

33-vjeçari Useini me skuadrën e Prishtinës ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Për Prishtinën vendosa pasi që më bindi projekti i klubit dhe trajneri Ismet Munishi. Lojtarët nuk mendohen dy herë kur ju vjen mundësia të aktivizohen për një klub si Prishtina. Për mua do të thotë nder, kënaqësi dhe privilegj të aktivizohem për një klub të madh si Prishtina. Synimet janë që të komponohemi sa më shpejtë dhe të luajmë një futboll të bukur dhe ndeshje pas ndeshje t’i arrijmë qëllimet tona”  – u shpreh Useini për faqen zyrtare të klubit, duke ju premtuar tifozëve “Plisat” se do të jap 100% nga vetja për fanellën “bardhekaltër”.

Tifozëve ju premtoj se do të japim më shumë se 100 përdind nga vetja që të shfaqim më të mirën tonë dhe besoj se sivjet do ta shikojnë një Prishtinë të fortë” – përfundoi Useini, i cili ka përvojë të madhe në lojën më të popullarizuar në botë.

Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës janë skuadrat me të cilat është paraqitur në karrierën e tij, ku numëron edhe 1 paraqitje me ekipin përfaqësues të Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply