Njihuni me sulmuesin e ri brazilian të Shkëndijës, gola “alla Messi” nga gjuajtjet e lira! (VIDEO) 

Shkëndija gjatë ditës së djeshme njoftoi për përforcimin e radhës në repartin ofensiv. Bëhet fjalë për brazilianin 26 vjeçar Vagner Gonçalves, për të cilin “infOSport.mk” ju kishte njoftuar që me datë 30 qershor.

Vagner Gonçalves te Shkëndija vjen nga rradhët e skuadrës së Dila Gori nga Gjeorgjia, për të cilën skuadër në 16 ndeshje kishte realizuar 8 gola. Ai kësaj skuadre iu bashkua marsin e këtij viti nga rradhët e skuadrës së Dnjipros nga Ukraina, aty ku kishte luajtur edhe me ekipin  Kryvbas.

Ndryshe Vagner Gonçalves, i cili posedon edhe pasaportë franceze, karrierën e tij europiane e kishte filluar me ekipin B të Bastias në Francë, për të luajtur më pas edhe me belgët e Serkl Bryzh, derisa në Gjeorgji gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Saburtalo dhe Dinamo Batumi.

Në elitën e futbollit gjeorgjian Vagner Gonçalves numëron gjithsej 88 ndeshje, ku ka realizuar edhe 25 gola dhe 27 asistime.

Shumica e golave të tij të lënë përshtypjen e një super futbollisti, sidomos ato nga gjuajtjet e lira, kur me të majtën e tij në disa raste na kujton në Lionel Messin e famshëm.

Leave a Reply