Deshamp rikthehet te Juve, kësaj rradhe si trajner!

Didie Deshamp do të rikthehet te Juventusi, por kësaj rradhe si trajner. Sipas të përditshmes italiane, “Tuttosport”, srategu francez dëshiron ta përfundojë punën që e kishte lënë në gjysmë në vitin 2007, kur dhe e ngjiti Juventusin në “Serie  A”.

Lajmi për mundësinë që Deshamp ta zëvendësojë Allegrin vjen vetëm një ditë para se presidenti i “bardhezinjëve”, Andrea Anjelli, të takohet me vetë Allegrin për ta diskutuar të ardhmen e tij te Juve.

Aktualisht Deshamp luan rolin e seleksionuesit të Kombëtares së Francës, me të cilën në Botërorin e fundit në Rusi u shpall kampion Bote. Ai me Federatën franceze të  Futbollit ka kontratë deri me 21 korrik të vitit 2020, por ideja për të drejtuar Juventusin e josh francezin i cili për plotë 5 vite kishte qenë futbollistë aktiv i skuadrës nga Torino (1994-1999).

Leave a Reply