Kumanovari Ardon Jashari, “Granit Xhaka” i ri që po shkëlqen në Zvicër

Me performaca të jashtëzakonshme fizike, shumë inteligjent, një mesfushor i aftë dhe mbi të gjitha krahasimi që i bëjnë me Granit Xhakën, e bëjnë atë një yll të së ardhmes në futbollin zviceran dhe jo vetëm shkruan “Faktiditor.ch”.

Në fakt ai është i gatshëm për sfidat e mëdha që e presin në karrierën e tij prej futbollisti që sapo ka filluar dhe duke kaluar të gjitha fazat deri tani në ekipet zinxhirë, ky është Ardon Jashari nga Kumanova që vëzhgohet tashmë nga shumë klube .

Ardoni ka një fizik që më shumë se çdo lojtari i duhet një mesfushori, ka shumë ide të qarta në mesfushën që e kontrollon dhe nuk ndalet asnjëherë gjatë ndeshjes.

Këto tipare apo karakteristika e bëjnë ta quajnë një pasardhës i Granit Xhakës, sepse ka pikërisht të njëjtin rol me të dhe për më tepër që të dy janë zhvilluar si futbollistë në Zvicër, atje ku shumë talentë shqiptarë po shpërfaqen secilën ditë.

Ai për momentin luan me gjeneratën U18 të FC Lucern , ndërsa në sezonin dimërorë pritet që të kalojë te skuadr e U21, në ndërkohë që është pjesë edhe e Kombëtares së Zvicrës.

Ardon Jashari është i gjeneratës 2002. Ai është 17 vjeç dhe është një futbollist që ka ardhur nga kantoni i Zug në FCL. Para kësaj, ai ka luajtur në FC Baar Zug 94 dhe Ekipin Zugerland.

Ndryshe Ardoni është djali i muzikantit dhe instrumentalistit të njohur Armend Jashari. Babai i tij ka bërë shumë në rrugëtimin e pasardhësit të tij. Ai i ka dhënë gjithçka, vetëm që ëndrra e tij të bëhet realitet një ditë dhe ta arrijë të pushtojë majën e futbollit.

Ky sport masiv është bërë pjesë e secilit dhe aq më tepër kur shqiptarët kohëve të fundit po shpërfaqin talentin e tyre dhe shumë prej tyre tashmë janë pjesë e skuadrave të mëdha evropiane.

Zvicra ka qenë njëri ndër vendet që u ka dhënë shumë shqiptarëve që kanë migruar në këtë vend për një jetë më ndryshe.

Ky vend u ka dhënë mundësinë që ata të zhvillohen, të shpërfaqin talentin e tyre dhe mundësinë që shumë prej talentëve shuhen për shkak të kushteve të vështira nëpër vende të varfëra. (Faktiditor.ch)

Leave a Reply