Iniesta dhe Vilja dhurojnë spektakël në fitoren e Visel Kobe (VIDEO)

Dy ish reprezentuesit e Spanjës, Andres Iniesta dhe David Vilja kanë dhuruar spektakël në fitoren 5:3 të Visel Kobe ndaj Nagojës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 17-të në elitën e futbollit japonez. Që të dy shënuan nga 2 gola, duke rikujtuar në momentet e tyre më të mira të karrierës, ndërsa një gol tjetër shënoi Ogava.

Falë këtij trepikëshi Visel Kobe u ngjit në vendin e 11-të me 21 pikë, ndërkohë Nagoja edhe përkundër disfatës mbetet në pozitën e 8-të me 25 pikë.

Ndryshe dueli në fjalë përveç 8 golave, dhuroi gjithçka, ndërsa nuk munguan gabimet e arbitrave, golat shumë të bukur dhe gafat fatale.

Për më tepër ndiqeni videon më poshtë:

Leave a Reply