Frank Lampard edhe zyrtarisht trajner i ri i Çelzit

Frank Lampard edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Çelzit. Anglezi 41-vjeçar në këtë post zëvendëson Mauricio Sarrin, i cili u largua nga “Stemford Brixh” vetëm pas një sezoni, për tu rikthyer në Itali dhe të marrë drejtimin e Juvengtusit.

Lampard kështu rikthehet te klubi i tij i zemrës, ku kishte kaluar plotë 13 vite si futbollistë, duke regjistruar 648 ndeshje dhe duke fituar plotë 11 trofe.

Lampard dhe Çelzi kanë firmosur kontratë 3-vjeçare, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 4 milion sterlina, duke shtuar këtu edhe 1 milion të tjera në rast kualifikimi të skuadrës në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër klubi i tij aktual, Derbi Kaunti si kompenzim do të përfitojë 4 milion sterlina.

Lampard nesër do të udhëheq skuadrën në stërvitjen e parë, me çka Çelzi do të fillojë edhe përgatitjet për sezonin e ri.

Leave a Reply