Makedonija GJ.P transferoi sulmuesin e Prishtinës!

Makedonija GJ.P, që këtë edicion do të prezantojë vendin tonë në eliminatoret e Liga Europa ka prezantuar zyrtarisht edhe emrin e tretë të ri në rradhët e veta, njofton “infOSport.mk”. Pas Ermedin Adem dhe Luka Trajkoskit, drejtuesit e skuadrës shkupjane kanë prezantuar edhe ish sulmuesin e FC Prishtinës dhe FC Shkupit, Alen Jasharovski, i cili njëherit rikthehet në folenë e vjetër.

“Është e bukur të kthehet në folenë e vjetër. Jam i lumtur që do luaj sërish në këtë terren dhe këtë fanellë. Besoj se mund të ndihmojë skuadrën dhe e di që do të japim maksimumin në ndeshjet e rradhës drejt sukseseve të reja” – tha Jasharovski.

27-vjeçari Jasharoski te Makedonija GJ.P rikthehet pas dy viteve të plota, ndërsa me këtë skuadër numëron 32 ndeshje dhe 12 gola të shënuar.

Leave a Reply