Shkëndija vazhdon në Liga Europa. Ja kur e zhvillon ndeshjen kundër Dudelanzh

Pas eliminimit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve Europian nga skuadra estoneze e Nomme Kalju, Shkëndija vazhdon pranverën europiane me garat në Liga Europa, ku do të nis nga xhiroja e dytë, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i “kuqezinjëve” në këtë fazë do të jetë skuadra e Dudelanzh nga Luksemburgu, skuadër kjo që kishte fatin e njëjtë si të Shkëndijës, pasi edhe përkundër shifrave të barabarta në fund u eliminua nga Valeta e Maltës.

2:2 kishte përfunduar ndeshja e tyre  parë në Luksemburg, ndërsa ndeshja e mbrëmshme e zhvilluar në Maltë ishte mbyllur me rezultatin 1:1, ndërsa falë golave të shënuar në transfertë, Valeta vazhdoi në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, teksa Dudelanzh në Liga Europa.

Ndeshjen e parë kundër Dudelanzh, skuadra kampione e Shkëndijës do ta zhvillojë në Shkup me datë 23 korrik, ndërsa atë kthyese një javë më pas në fushën e kundërshtarit.

Leave a Reply