Umit Karan: Kualifikimi në raundin tjetër mbetet çështje e hapur

FC Shkupi të enjten në Shkup kundër skuadrës armene të Pjunik do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të parë eliminatore të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Në konferencën eorganizuar për gazetarë një ditë para ndeshjes, nga kampi i “bardhekaltërve” foli trajneri Umit Karan, i cili tha se edhe përkundër rezultatit pozitiv 3:3 nga ndeshja e parë në Armeni, kualifikimi mbetet çështje e hapur dhe pretendon që ekipi do të bëjë edhe një paraqitje të mirë pranë tifozëve shkupjan për të vazhduar edhe më tej aventurën europiane.

“Ndoshta askush nuk kishte pritur qe te arrijmë deri këtu në futboll. Pjuniku na ka parë si një ekip i vogël, por Shkupi tregoi se është i fortë dhe pse nga viti i kaluar kishim vetëm dy lojtarë, ndërsa të gjithë të tjerët janë të rinj. Në garat evropiane gabimet nuk falen, edhe pse ne në kampionatin tonë mund të gabojmë dhe të njëjtat ti përmirësojmë, por kundërshtarët evropian nuk falin asnjë gabim. Na pret një ndeshje e rëndë, pasi Pjuniku është skuadër e fortë. Ne nuk do të luajmë që me barazim 0-0 të kualifikohemi, por do të luajmë lojën tonë dhe shpresojmë se mund të kualifikohemi”, u shpreh trajneri Umit Karan.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë FC Shkupi kishte avantazh prej 2 golave (1:3), mirëpo fare në fund skuadra nga Çairi pranoi dy gola të shpejtë, duke bërë që kualifikimin ta kërkojë në Shkup.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Pjunikut zhvillohet nesërmbrëma në arenën “Todor Proeski”  me fillim në ora 20:30.

Leave a Reply