Ndryshon orari i ndeshjeve të Feronikelit ndaj Sllovan Bratislavës në Liga Europa

UEFA ka bërë të ditur që ka ndryshuar orarin e dy ndeshjeve të Feronikelit ndaj Sllovan Bratislavës, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa.

Takimi i parë do të luhet në Bratisllavë më datë 24 korrik me fillim në ora 18:00, ndërsa ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në program do të jetë një javë më pas (30 korrik) në po të njëjtën orë.

Feronikeli pasi u eliminua nga Nju Seints në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve fitoi të drejtën për të bërë gara në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, njëjtë sikurse edhe Shkëndija, që përballë do të ketë skuadrën kampione të Luksemburgut, Dudelanzh.

Leave a Reply