FC Shkupi përforcohet me Filip Stojanovskin

Kur kanë mbetur më pak se 1 muaj deri në fillim të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor, FC Shkupi vazhdon të përforcojë ekipin me lojtar të rinj. Filip Stojanovski është futbollisti më i ri i cili i bashkohet ekipit nga Çairi. 22 vjeçari ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Shkupin, ndërsa pritet të jetë vlerë e shtuar në repartin e mbrojtjes.

Stojanovski është me tipare të mbrojtësit të djathtë, ndërsa më herët ka luajtur për Vardarin, Apoloninë, Radniçkin dhe Makedonija Gjorçe Petrovin.

 

Leave a Reply