Nesër hidhet shorti për orarin e ndeshjeve në LPFM, sezoni 2019/2020

Të premten me fillim në ora 12:00 në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të hidhet shorti për orarin e ndeshjeve në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë sezoni 2019/2020 starton me 11 gusht (e diel), ndërsa do të garojnë gjithsej 10 skuadra, përfshirë këtu edhe debutuesit e Struga Trim Lum.

Pas plotë 18 viteve pjesë e elitës do të jetë edhe Boreci nga Velesi, ndërsa gjithashtu edhe 8 skuadrat e edicionit të kaluar, si Shkëndija, Vardari, Akademia Pandev, FC Shkupi, Makedonija Gj.P, Renova, Rabotniçki dhe Sileksi.

Leave a Reply