Eden Hazard nuk po shkëlqen me Realin, ka probleme me peshën

Shumë tifoz të Realit iu gëzuan transferimit të Eden Hazard nga rradhët e Çelzit, skuadër kjo që përfitoi plotë 100 milion euro nga shitja e belgut, i cili vite me rradhë konsiderohej si një nga futbollistët më të mirë në botë, por kurrë nuk e arriti nivelin e Kristano Ronaldos apo Lionel Messit.

Fillimi i aventurës së tij te “mbretërit” nuk po rezulton edhe aq pozitiv, pasi me të në formacion, Reali humbi në dy nga gjithsej 3 ndeshje të zhvilluara kundër skuadrave si Bajern Munih, Arsenal dhe Atletiko Madrid.

Pikërisht ndaj këtyre dy të fundit “madrilenët” pësuan debakël, duke u mundur me rezultatin 7:3, ndërsa gjatë 45 minutave të para ishin në disavantazh prej  5:0.

Mediat spanjolle arsyen e formës së dobët të belgut e shohin te mbipesha e tij, pasi i njëjti burim pohon se Hazard te Reali ka ardhur me 7 kile më shumë se që duhej.

Tifozët janë të dëshpëruar me këtë situatë, megjithatë vazhdojnë të besojnë në kualitetet e Eden Hazard, që pritet të jetë një lider i ri i skuadrës “mbretërore”.

Leave a Reply